Kosova mbylli të dielën procesin zgjedhor për parlamentin.

Lëvizja Vetëvendosje u rrit për rreth 8 për qind, derisa partitë tjera ose mbetën në nivelin e njëjtë ose u tkurrën ndjeshëm. Partia Demokratike e Kosovës arriti të mbajë votën e zgjedhjeve të nëntë shkurtit. Kandidati për kryeministër i kësaj, Bedri Hamza ka dalë të hënën në konferencë për media e tha se ka pritur rezultat më të mirë.

I pyetur nëse do japë dorëheqje, Hamza tha se së shpejti do të ketë process të brendshëm zgjedhor brenda PDK-së.”, shprehet Bedri Hamza, ish kandidat për kryeministër, PDK.

Ndërkohë, shtoi se partia e tij do të bëjë gjithcka që është në interes të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës mori 21% të votave që përkthyer në mandate ka marrë 23. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mezi kaloi pragun për përfaqësim në Kuvend e mori vetëm 5,68% të votave. Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se e pranon rezultatin, porse nuk ka shpresë që Kosova do ecë përpara. “Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj”, shkroi Haradinaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbjen më të madhe, u tkurr për pesë deputetë. Të dielën në mbrëmje, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se do marrë përgjegjësi e këshilli i partisë do marrë vendim për udhëheqjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB