Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, edhe pse kanë kaluar mbi 92 orë pa furnizim në pjesën më të madhe të qytetit, banorët janë drejtuar sërish në orët e para të ditës së sotme drejt burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, por dhe një depoje të ujësjellë3sit që ndodhet në këtë zonë

Qytetarët janë shprehur të indinjuar për situatën e krijuar dhe kanë fajësuar institucionet e Vlorës për mungesën e zgjidhjes.

Ata thonë se çdo ditë kërkojnë të mbushin ujë ku të mundin, ndërsa situata vështirësohet më shumë për shkak të pragfestës së Vitit të Vitit të Ri. Pranë Ujit të ftohtë edhe qytetarë vlonjatë emigrantë

Ndërkohë, një ditë më parë, të irrituar nga mungesa e ujit të pijshëm, disa qytetarë kanë hyrë me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, aty ku po zhvillohej mbrëmja gala, festa e fundvitit për qytetarët e Vlorës.

Autoritetet kanë deklaruar se defekti, i cili ka ndodhur katër ditë më parë, pritet të riparohet gjatë ditës së sotme. Megjithatë, qytetarët vijojnë të jenë të indinjuar dhe të grumbullohen në zonën e Ujit të Ftohtë për të siguruar ujë të pijshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB