Hamasi mesazh të qartë për ndërmjetësuesit e planit të paqes në Gaza: Nuk i heqim armët pa u çarmatosur Izraeli

29/12/2025 20:40

Qëllimi i Hamasit për të mos i lëshuar armët u përcoll edhe një herë nga krahu i armatosur i organizatës, disa orë para takimit të Donald Trump me Benjamin Netanyahun në Florida.

Takimi do të përqendrohet në të ardhmen e Gazës dhe çështjen e çarmatimit të Hamasit, të cilën pala palestineze e hedh poshtë.

Brigada Izz ad-Din al-Qassam konfirmuan vdekjen e zëdhënësit të tyre, Abu Obeida, i cili ishte njoftuar nga Izraeli që nga gushti.

“Populli ynë po mbron veten dhe nuk do t’i lëshojë armët për sa kohë që vazhdon pushtimi. Ata nuk do të dorëzohen, edhe nëse duhet të luftojnë me duar”, tha pasardhësi i tij, i cili ka përdorur të njëjtin pseudonim në një video të postuar në platformën Telegram.

Mesazhi u publikua përpara takimit të planifikuar të kryeministrit izraelit me presidentin e SHBA-së. Qëllimi i ndërmjetësve të SHBA-së dhe rajonit është të përshpejtojnë procedurat për fillimin e fazës së dytë të armëpushimit të brishtë që ka qenë në fuqi që nga tetori.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të punojnë për çarmatimin e forcave pushtuese, të cilat kanë përdorur dhe vazhdojnë të përdorin armë vdekjeprurëse për të shfarosur popullin tonë”, tha sot zëdhënësi i Hamasit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB