Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Lufta me Iranin në thelb ka mbaruar, ata nuk kanë as anije…
Përplasjet disamujorshe ndërmjet partive politike në Kosovë dhe fjalori polarizues përfunduan me fitoren bindëse të lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti pati një fitore të thellë me 49.30 për qind të votave, sipas rezulteteve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kryetarja e grupit të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, u shpreh në ‘Top Story” se fitorja dëshirohej por nuk pritej, ndërsa foli edhe për raportet e Kosovës me Brukselin dhe SHBA.
“Për ne ishte fitore e cila në këto përmasa dëshirohej por nuk pritej, ajo çfarë erdhi mbrëma, konfirmimi i fitores së fortë, tregojnë përcaktimin e qartë të votuesve kosovar. Pas 9 muajve dhe shumë përpjekjeve u tregua se ata dhanë verdiktin. Gjithashtu një element i rëndësishëm ka të bëjë me qartësinë e vendimmarrjes që Qeveria Kurti 2 i pati në raport me shtrirjen e sovranitetin në vend, përcaktimin e dialogut me Serbinë, me ndaljen e korrupsionit sistematik dhe me marrjen e përgjegjësisë së plotë.
Raportet me Brukselin e kishin pengesën e vendosjes që masa që nga qershori 2023 ku konsiderohej që institucionet bënin veprime ndaj veriut, ku ishin bandat kriminale,, dhe BE që u zu në kurthin e procesit të vendimmarrjes shumë komplekse. Erdhëm deri në pikën që Kosova ka sovranitet në veri, ka lëvizje të lirë, nuk ka banda kriminale. Tashmë kemi 2 deklaratë të komisioneres së jashtë dhe asaj për zgjerim, për të krijuar institucionet sa më parë. Ndërsa sa i përket raportet me SHBA kemi një situatë që nuk është një vendimmarrje që i ka karakterizuar SHBA, raportet me Trump janë jashtë parashikueshmërisë, jemi edhe pjesë e ligjit për bashkëpunimin në procesin e sigurisë”, u shpreh kryetarja e grupit të VV, Mimoza Kusari Lila.
Top Channel