“Është hall i madh”, qytetarët e Vlorës në protestë për mungesën e ujit: Shteti s’na përgjigjet

29/12/2025 11:08

Paraditen e kësaj të hëne, qytetarët e Vlorës kanë nisur protestën para bashkisë, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Në një prononcim për korrespodentin e Top Channel, Mikel Marsi, disa nga qytetarët u shprehën: “Vlora ka katër ditë pa ujë, detyrohemi të protestojmë në mënyrën demokratike. U qelbëm. Ka ndodhur dhe situata të tilla më parë, por jo kaq. Qelbet shtëpia. Kryetarja e bashkisë shkon feston, populli është pa ujë”.

Ndërsa një qytetar tjetër tha “Shteti s’na përgjigjet, nuk di se ku ka kokën. Jemi qytetarë të ndershëm, ka detyrime shteti? Atëherë pse nuk na përgjigjet?! Jemi qelbur, kemi blerë bidona me ujë. Është hall i madh. S’ka punë politika këtu. Jeta është uji”.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB