“91 dronë me rreze të gjatë veprimi”, Lavrov akuza ndaj Ukrainës: Tentuan të sulmonin rezidencën e Putinit, kjo mund të ndikojë në…

29/12/2025 16:47

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Ukraina kishte tentuar të sulmonte rezidencën shtetërore të presidentit Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit, duke shtuar se kjo ngjarje mund të çojë në rishikimin e qëndrimit negociues të Moskës.

Sipas Lavrovit, më 28–29 dhjetor, Ukraina ka lëshuar 91 dronë me rreze të gjatë veprimi drejt rezidencës presidenciale, të cilët u shkatërruan të gjithë nga mbrojtja ajrore ruse. Ai theksoi se forcat e armatosura ruse kanë përzgjedhur tashmë objektiva për sulme hakmarrëse.

Sipas medLavrov nënvizoi se incidenti ndodhi gjatë zhvillimit të negociatave për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, ndërsa  shtoi se Rusia nuk do të tërhiqet nga bisedimet, por pozicioni i saj do të rishikohet.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si gënjeshtra dhe duke deklaruar se Moska po përpiqet të krijojë justifikime për sulme të mundshme ndaj ndërtesave qeveritare në Kiev.

Ndërsa nuk është e qartë nëse presidenti Putin ndodhej në rezidencë në momentin e sulmit të pretenduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB