Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij në Mar-a-Lago: Takim i shkëlqyer, jemi drejt fundit të luftës. Presidenti ukrainas: Kemi dakordësi për 90% të planit me 20 pika Në Kinë, aty ku vargmalet kanë ndarë qytete dhe komunitete prej shekujsh, infrastruktura moderne po riformëson hartën.
Këtë fund-dhjetor, Kina ka hapur për qarkullim tunelin më të gjatë në botë, prej 22.13 kilometrash. Ky tunel kalon përmes maleve qendrore të Kinës dhe ka shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit. Një rrugë e rrezikshme malore që më parë zgjaste disa orë, tani përshkohet për vetëm 20 minuta. Me hapjen e këtij tuneli, udhëtimi mes Urumqit, qytetit më të madh në veri, dhe Korla, qendra kryesore urbane e jugut, është zvogëluar nga rreth shtatë orë në afro tre orë.
Ky projekt përfaqëson një sfidë të jashtëzakonshme inxhinierike: tuneli arrin një thellësi maksimale prej 1112 metrash nën tokë dhe kalon nëpër 16 zona të çarjeve gjeologjike. Për ndërtimin e tij, inxhinierët dhe 3000 punëtoret e angazhuar në projekt janë përballur me presion të lartë shkëmbor, aktivitet sizmik, temperatura ekstreme dhe kushte të vështira mjedisore.
Për të përballuar terrenin brutal të maleve Tianshan, inxhinierët kinezë zhvilluan një sistem inovativ të quajtur “tre tunele dhe katër puse vertikale”. Në vend të një galerie të vetme, u hapën tre tunele paralele: një tunel kryesor dhe dy ndihmës anësorë.
Këto tunele ndihmëse shërbyen për vlerësime të vazhdueshme gjeologjike përpara gërmimit kryesor, për akses të sigurt të punëtorëve dhe makinerive, si dhe për ventilim dhe evakuim emergjent. Projekti konsiderohet një hap strategjik për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore të vendit, duke treguar edhe një herë se ambicia kineze ‘shpon’ dhe malet.
Top Channel