“Dëshiron diçka për të ngrënë?”/ Momenti i sikletshëm nga takimi Trump-Zelensky, Presidenti amerikan i drejtohet gazetarit: Nxirreni jashtë dhe… Studentët protestues në Serbi kanë mbledhur të dielën firma në të gjithë vendin për kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat shpresohet se do të rrëzohet qeveria e presidentit, Aleksandar Vuçiç nga detyra.
Studentët kanë ngritur gati 500 stenda në dhjetëra qytete, qyteza dhe fshatra, në mënyrë që banorët të nënshkruanin kërkesën për zgjedhje, raporton “Associadet Press”.
Ata kanë thënë se iniciativa e së dielës ka për qëllim të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi presidentin dhe të jetë si një provë mbështetjeje.
Studentët kanë qenë në ballë të një lëvizjeje mbarëkombëtare kundër sundimit populist të Vuçiçit në Serbi. Më shumë se një vit protestash në rrugë filluan për herë të parë në nëntor 2024 pas një katastrofe në stacionin e trenit në Novi Sad që ka lënë të vdekur 16 persona.
Për rënien e strehës së betonit në qytetin verior të Novi Sadit pati akuza për korrupsion të përhapur në institucione dhe këtë e tregoi shpërfillja e rregullave të ndërtimit dhe sigurisë gjatë punimeve të rinovimit në stacion. Deri tani askush nuk ka mbajtur përgjegjës për tragjedinë.
Vuçiçi ka refuzuar të caktojë zgjedhje të parakohshme, por ka sugjeruar se ato mund të mbahen diku vitin e ardhshëm. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë planifikuar në vitin 2027.
Protestat e udhëhequra nga të rinjtë gjatë vitit të kaluar e kanë tronditur Vuçiçin më shumë se kurrë gjatë mandatit të tij 13-vjeçar.
Ai ka premtuar zyrtarisht se do ta çojë Serbinë në Bashkimin Evropian, por ai ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, ndërsa përballet me akuza për shtypjen e lirive demokratike dhe lejimin e lulëzimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Presidenti serb e ka mohuar këtë dhe i ka akuzuar protestuesit se po përpiqen të orkestrojnë një “revolucion me ngjyra” sipas urdhrave të paspecifikuara nga Perëndimi.
Top Channel