Stine ironi me Mirin: Po luan fort, vetë-shpallje e stisur/ Debat në “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari: Është skemaxhi, iu kuptua loja

28/12/2025 00:41

Me debate është shoqëruar prime i kësaj të shtune, ku të përfshirë janë Stine dhe Miri.

Ata të dy kanë pasur përplasje të vazhdueshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por me sa duket kjo gjë po vijon ende.

Stine: Miri po luan fort, po i jep mundësi edhe të tjerëve. Po i jep vëmendjen. Fjalitë janë të koduara. Jemi ne ata që po e favorizojmë Mirin, kjo vetë-shpallje është e stisur, duhet të fitohet gjëja, jo të imponohet.

Miri: Unë do të reagoja për atë pjesën që është keqkuptuar, sepse unë prime-n e parë e kam sqaruar se mora Stinen, se më kupton se si është marrëdhënia e babait me vajzën. Por ai e mori ashtu si e mori (mosbesues). Më kanë shpallur.

Stine: Je vetëshpallur mos e beso kur ta bëjnë të tjerët.

Miri: Kristi më ka shpallur, nuk jam shpallur unë. Unë e kam thënë që këtu është një trekëndësh.

Armiri: Miri ka tentuar që ne të dalim në kamera dhe të themi jemi trekëndësh i Bermudës. Ka dy trekëndësha, një Bermudës dhe pitagorës. Miri nga trekëndëshi Bermudës ka kapërcyer tek ai tjetri.

Arbër Hajdari: Mua Miri më duket skemaxhi. Stine e ka kuptuar ose e ka ditur këtë gjë dhe ka hasur rezistencë. Ai ka tentuar t’i thotë mirit që këto skemat e tua bëja dikujt tjetër se me mua nuk të ecën. Stinën nuk mund ta trajtosh si një person që përcakton territoret, i fiton vetë. Më fort është pozicionuar Stine.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB