Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet mes dy udhëheqësve
Krijimi i një zone sigurie prej 9.6 km rreth Forest Lodge, ku Princi William dhe Kate Middleton u zhvendosën së fundmi me tre fëmijët e tyre, po shkakton reagime të forta midis banorëve të zonës së Windsor.
Sipas ankesave nga banorët dhe vizitorët e rregullt të parkut, një “zonë përjashtimi” e gjerë prej gjashtë miljesh është krijuar rreth Forest Lodge, rezidencës historike 328-vjeçare me tetë dhoma gjumi ku familja e Princit të Uellsit u zhvendos së fundmi.
Perimetri i sigurisë përfshin gardhe, kamera CCTV dhe tabela “ndalohet hyrja pa leje”, duke krijuar siç pretendojnë banorët, një “çarje të thellë” në Parkun e Madh të Windsor, një zonë që deri më tani përdorej lirisht nga shëtitësit, vrapuesit dhe pronarët e qenve.
Fakti që shumë prej tyre paguajnë një tarifë vjetore prej 60 paundësh për të drejtën e hyrjes dhe vizitës në park, e cila tani është kufizuar ndjeshëm, është indinjues për banorët e zonës. Siç thonë ata, masat u vendosën pa konsultime dhe disa deklarojnë se u “kapën në befasi” dhe u detyruan të pranonin ndryshime që i konsiderojnë joproporcionale.
Edhe pse nevoja për të mbrojtur familjen mbretërore merret si e mirëqenë, kritikët flasin për një “kordon të tepruar sigurie” që ndryshon karakterin e hapësirës publike dhe vendos një precedent për kufizime të mëtejshme në të ardhmen.
Anger at six-mile William and Kate exclusion zone: Ramblers and dog walkers who pay £60 to roam royal park where Waleses now live hit out at ‘excessive’ security cordon https://t.co/BuJA4OEpv9
— Daily Mail (@DailyMail) December 28, 2025
Top Channel