“Me Vrenozin nuk na bashkon vetëm partia, por edhe fasulet”, Korreshi bën deklaratën në ‘Fan Club’: Të flesh me një vajzë në BB do të thotë…

28/12/2025 16:05

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka treguar se nga të gjithë banorët e këtij sezoni të Big Brother, ai është ‘tifoz’ me Ilir Vrenozin, me të cili nuk e bashkon vetëm partia, por edhe miqësia që ata kanë.

I ftuar sot në ‘Fan Club’, Korreshi është pyetur edhe nëse e shihte veten pjesë e këtij format, ndërsa është përgjigjur se do të ishte e pamundur që nga jeta aktive që ka të kalojë në izolim.

“Patjetër që e ndjek sepse është një miku im aty brenda dhe kjo më shtyn edhe më shumë. Me Ilir Vrenozin na bashkon partia por edhe miqësia personale. Jemi akoma tek fasulet, nuk e di ca do bëhet më mbrapa, tani na bashkojnë fasulet, kur gatuaj fasulet në shtëpi i çojmë mesazh njëri tjetrit.

Unë jo nuk rri dot, është një eksperiencë e veçantë, duket kur e ndjek, bëhet edhe më interesante kur e ndjek dhe je tifoz me dikë. Personalisht nga jeta ime që e kam aktive, që më duhet të dalë në terren, nuk e kam me qejf. Të flesh me një vajzë në BIG Brother do më thënë të rrish gjithë natën pa gjumë, më mirë të rri rehat te shtëpia ime”, u shpreh Korreshi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB