Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpërndarë materialet zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Kosovës.

Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.

“Numri i qendrave të votimit që do të hapen më 28 dhjetor është 948, prej të cilave 910 për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu, do të hapen edhe 38 qendra të votimit me gjithsej 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht”, ka thene Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.

09:26 Integriteti në procesin zgjedhor në Kosovë, rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës ‘zbarkojnë’ në terren

Rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës janë angazhuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, votoi rreth orës 09:00 në Gllogjan.

 

 08:48 Si po shkon procesi i votimit deri tani në Kosovë, kreu i KQZ: Po votohet në 2614 qendra

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi pasi ka hedhur votën e tij sot në Pejë për zgjedhjet nacional u ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Siç ndodh rëndom në procese zgjedhore, komuniteti serb voton në mënyrë të organizuar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB