Procesi i votimit në Kosovë, deri në ora 11:00 drejt kutive të votimit 7% e qytetarëve Rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës janë angazhuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Prokuroria njoftoi përmes një komunikate për media se i ka bërë të gjitha përgatitjet për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve dhe për të proceduar çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë votimit.
Prokurorët janë vendosur në zyrat e tyre në qytetet ku funksionojnë prokuroritë, ndërsa në vendet ku nuk ka objekt prokurorie, ata qëndrojnë në stacione policore në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës.
Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokuroja Laura Pula, po mbikëqyr gjithë zbatimin e detyrave të koordinatorëve rajonalë dhe prokurorëve të angazhuar në proces.
Top Channel