Foto/ Aksident te kryqëzimi i ish-sheshit Shqiponja në Tiranë, përplasen dy automjete
28/12/2025 08:59
Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Dy automjete janë përplasur te ish-sheshi Shqiponja, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz. Nga pamjet shihet se një prej automjete është futur gabim në kryqëzim, duke shkelur semaforin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel