Lara Colturi e harroi menjëherë zhgënjimin e pësuar në Courchevel të Francës në Skitë Alpine. Skiatorja jonë bëri një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë në slalomin gjigand në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Semmering të Austrisë.

Në këtë zbritje të parë, Lara Colturi u rendit në vendin e tretë me kohën 57 sekonda e 28 të qintat, vetëm 13 të qintat më shumë se fituesja e kësaj zbitje Sara Hector ndërkohë që në vendin e dytë u rendit  austriakja Julia Scheib.

Skiatorja 19 vjeçare kuqezi la pas shumë emra të mëdhenj mes të cilave edhe dominuesene e Skive Alpine, Mikaela Shiffrin që u rendit në vendin e 8, ndërkohë që një tjetër emër i madh si Sofia Goggia e mbylli zbritjen e parë në vendin e 11, ndërkohë që pretendente të tjera për fitoren e garës si Alice Robinson nuk e përfundoi zbritjen e parë duke u skualifikuar në zbritjen e dytë.

Në orën 13:00 do të zhvillohet edhe zbritja e dytë, ku shpresojmë që Lara Colturi të ngjitet sërish në podim si në Levi, Gurgl dhe Copper Mount, ndërkohë që këtë të dielë, ajo do të garojë sërish në Semmering, por në disiplinën e Slalomit Special.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB