“S’merrem me ty se je në nominim”/ Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin: Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu
Nuk kanë të ndaluar shkëmbimi i ironive mes Armir Shahinit (Miri) dhe Kristi Lamaj në shtëpinë e BBV.
Miri iu drejtua Kristit duke i thënë se do ta nxjerr jashtë shtëpisë me dy lëvizje, ndërsa ky i fundit u përgjigj duke thënë ‘kujdes se mos të dridhen duart kur të bësh qitje’, ku më tej i tha ‘mos harro të përkëdhelësh flokët’, referuar Selin.
Pjesë nga diskutimi:
Miri: Unë do të nxjerr jashtë! Do të nxjerr jashtë! Karton të kuq do të jap, dhe me dy lëvizje.
Kristi: Stabilizohu të mos dridhen duart kur bësh qitjen. E kujdes mollën e Newton.
Miri: Ik tani ik.
Kristi: Qaje kurorën
Miri: Do ma japësh kurorën?
Kristi: Mos harro të përkëdhelësh flokët që të ulen nervat?
Miri: Do vish të të përkëdhel ty?
Kristi: Ke qejf?
Miri: Vdes!
Kristi: Ka radhë
Miri: Ta tregoj unë radhën
Kristi: Ti ke qejf, hajde.
Miri: Pse ike?
Top Channel