“Rusia nuk po ndal sulmet”, Zelensky: Objektivi kryesor, infrastruktura e Kievit

27/12/2025 10:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet ruse ndaj Ukrainës, me fokus kryesor Kievin, janë ende në vazhdim.

Sipas tij, Rusia ka përdorur rreth 500 dronë dhe 40 raketa, duke goditur energjinë dhe infrastrukturën civile të kryeqytetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelenskyy bëri të ditur se ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende një person nën rrënoja, ndërsa në disa zona të Kievit dhe rajonit përreth ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Ai theksoi se, ndërkohë që “përfaqësuesit rusë zhvillojnë biseda të gjata me SHBA-në”, sulmet në terren tregojnë se Moska nuk është e interesuar për paqe.

Zelenskyy shtoi se presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë mbetet i pamjaftueshëm dhe akuzoi presidentin Vladimir Putin se po përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi për t’i shkaktuar më shumë vuajtje Ukrainës. Deklarata vjen një ditë para takimit të paralajmëruar mes Zelenskyt dhe Donald Trump, ku pritet të diskutohen planet për paqen dhe një marrëveshje me 20 pika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB