VIDEO/ Ndodh për herë të parë në këtë edicion të BBV, Ina dhe Keijsi shkëmbejnë puthje pasionante
Debati mes Juxhinit dhe Ilirit agravoi në një situatë të vështirë për këtë të fundit, që shpërtheu në tone të ashpra zëri.
Juxhini i ka thërritur Ilirit gjatë kohës që ishte në living, por në momentin që ky i fundit i është përgjigjur ai nuk ka reaguar.
Kjo situatë ka sjellë një reagim të ashpër të Ilirit i cili ka menduar se aktori po tallet me të.
Gjatë këtij prime dyshja u munduan të sqarohen, por Iliri nuk pranoi të kërkonte falje.
“Të tallesh me një burrë 55-vjeç, turp të qoftë”, deklaroi Iliri në dhomën e rrëfimit pas incidentit.
Nga ana tjetër Angelo Haruni deklaroi se nuk e ka pritur që banori do të dilte nga vetja.
“Nuk ma merrte mendja se mund të agravonte deri në këtë pikë”, tha Haruni.
Nga ana tjetër Juxhini deklaroi se gjithçka e ka nisur për shaka dhe më pas i ka kërkuar falje, por nuk ka marrë të njëjtën gjë në shkëmbim.
“Unë e nisa për shaka, nuk e dija që do merrte këto përmasa. Unë i kërkova falje, shpresoj të më ketë falur. I vetmi peng është se unë e prisja një më fal më mbrapsht, nga Iliri, për reagimin. Unë ia sqarova, ndoshta mund të më thoshte edhe ai më fal për reagimin”.
Iliri: Nuk kam asnjë koment ajo ishte poshtëruese për mua. Kjo lojë bëhet në Korçë dhe e di shumë mirë. Thash se ka pyetur njeri për ndonjë pikë të dobët të Ilirit. Do të falur nga mua? Nuk ma kërkove?
Juxhin: Unë thash se ndoshta e ke ndjerë, nëse se ke ndjerë është ok.
Iliri: Të falur publikut deri në gjunjë.
Top Channel