Prej 20 dhjetorit ne Galerinë e Arteve pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, qëndron e hapur Ekspozita e Grupit “Muri”.
Janë 2 artistë- piktorë, karikaturistë, skulptorë dhe qeramistë që kanë sjellë vepra të ndryshme. Ekspozita e tyre që në fillim tërhoqi shumë vizitorë mes tyre edhe figura të njohura të artit dhe letërsisë, si shkrimtarja Helena Kadare. Sipas organizatorit të ekspozitës, arkitektit Arben Meksi, kjo ekspozitë bashkon vepra arti, mendim dhe ndjeshmëri, duke sjellë së bashku artistë piktorë, karikaturistë dhe skulptorë për të ndarë gjuhën universale të artit.
“Piktura na bën të reflektojmë përmes ngjyrës dhe dritës, qeramika na kujton lidhjen e lashtë mes njeriut dhe tokës, ndërsa karikatura, me gjuhën e saj të mprehtë, përcjell mesazhe të forta shoqërore”, shprehet Arben Meksi, piktor.
Ekspozita e Grupit “Muri” mbetet një dëshmi e gjallë e dialogut artistik dhe e energjisë krijuese që vijon të pasurojë jetën kulturore të qytetit të Vlorës. Karikaturisti dhe njëkohësisht organizatori i ekspozitës, Arben Meksi, u shpreh se kjo pjesëmarrje e gjerë tregon dashurinë e madhe për artin.
“Kur sheh këtë ekspozitë, ku janë të pranishme piktura, karikatura, qeramika e skulptura, kupton sa të bukura dhe të rëndësishme janë ekspozitat në grup. Edhe pse mjetet digjitale po e ‘sulmojnë’ artin e bërë me dorë, ky art nuk vdes kurrë, sepse është i krijuar nga dora dhe shpirti i njeriut. Për artin tonë dhe për kulturën vlonjate, kjo ekspozitë ka vlera shumë të mëdha.”, shton më tej ai.
Ekspozita e Grupit “Muri” mbetet një dëshmi se arti tradicional vijon të jetë i gjallë dhe i domosdoshëm, duke sjellë emocione dhe reflektim për publikun vlonjat
Top Channel