42-vjeçari humbi jetën teksa po luante futboll, pronari i kalçetos për TCH: Hera e parë që vinte. Goditja me top nuk ishte e fortë

27/12/2025 13:45

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kalçeto në fshatin Novosel, ku humbi jetën një 42-vjeçar, sot është zhvilluar ceremonia mortore e të riut Besfort Ruanaj.

Pronari i kalçetos, Arben Hyso, është shprehur për Top Channel se ishte hera e parë që Ruanaj shkonte në kalçeto, ndërsa zbuloi se viktima po luante si portier.

Ai tha se goditja me top në kraharor nuk ishte e fortë, ndërsa shtoi se ambulanca mbërriti në vendngjarje pasi 42vjeçari kishte ndërruar jetë.

Ishte hera e parë që vinte në këtë kalçeto. Ka qenë së bashku me një grup djemsh që edhe ata kishin kohë që nuk vinin në kalçeto. Gjatë ndeshjes ku 42-vjeçari ka luajtur portier, loja kishte rreth 40 min që kishte nisur, ku rreth orës 23 të mbrëmjes kishte nisur loja, kishte kaluar rreth 40 min ku 42-vjeçari është goditur me top në kraharor, por sipas administratorit të kalçetos goditja nuk ka qenë e fortë. Ai është rrezuar në tokë ku i është dhënë ndihma e parë nga shokët, por ka qenë e pamundur. Kur ka mbërritur ambulanca, 42-vjeçari Besford Runaj ka ndërruar jetë.”, deklaroi Arben Hyso, pronar i klaçetos.

42-vjeçari prej vitesh jetonte dhe punonte si emigrant në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB