Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari është regjistruar në aksin rrugor Katund Sukth – Fllakë.

Në flagrancë u arrestua drejtuesja e automjetit që përplasi biçikletën me të cilën po lëvizte viktima.

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan shtetasen Xhentina Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka përplasur një biçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës, shtetasi Rakip Bytyçi, 69 vjeç, u transportua në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB