Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve të dyshimta Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në një kalçeto në fshatin Novosel, ku humbi jetën një 42-vjeçar, sot është zhvilluar ceremonia mortore e të riut Besfort Ruanaj.
Pronari i kalçetos, Arben Hyso, është shprehur për Top Channel se ishte hera e parë që Ruanaj shkonte në kalçeto, ndërsa zbuloi se viktima po luante si portier.
Ai tha se goditja me top në kraharor nuk ishte e fortë, ndërsa shtoi se ambulanca mbërriti në vendngjarje pasi 42vjeçari kishte ndërruar jetë.
“Ishte hera e parë që vinte në këtë kalçeto. Ka qenë së bashku me një grup djemsh që edhe ata kishin kohë që nuk vinin në kalçeto. Gjatë ndeshjes ku 42-vjeçari ka luajtur portier, loja kishte rreth 40 min që kishte nisur, ku rreth orës 23 të mbrëmjes kishte nisur loja, kishte kaluar rreth 40 min ku 42-vjeçari është goditur me top në kraharor, por sipas administratorit të kalçetos goditja nuk ka qenë e fortë. Ai është rrezuar në tokë ku i është dhënë ndihma e parë nga shokët, por ka qenë e pamundur. Kur ka mbërritur ambulanca, 42-vjeçari Besford Runaj ka ndërruar jetë.”, deklaroi Arben Hyso, pronar i klaçetos.
42-vjeçari prej vitesh jetonte dhe punonte si emigrant në Gjermani.
Top Channel