Stuhi të forta shiu dhe përmbytje në Kaliforni, humbin jetën tre persona
Grindja diplomatike mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është rindezur nga një postim i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në orët e para të së premtes.
Në postimin e tij në Twitter, Zelensky tha se kishte një marrëveshje për t’u takuar me Donald Trump në “të ardhmen e afërt”, duke shtuar se “shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”.
“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk do humbasim asnjë ditë. Ramë dakord për një takim në nivelin më të lartë – me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky.
Rustem Umerov reported on his latest contacts with the American side. We are not losing a single day. We have agreed on a meeting at the highest level – with President Trump in the near future. A lot can be decided before the New Year. Glory to Ukraine!
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) December 26, 2025
Postimi vjen vetëm pasi vetë Zelensky zbuloi planin e ri prej 20 pikash për të cilin thuhet se kanë rënë dakord SHBA-të dhe Ukraina, si dhe komunikimin që pati të enjten me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Teksti i paraqitur nga Zelensky parashikon ngrirjen e frontit në linjat e tij aktuale, por pa ofruar ndonjë zgjidhje të menjëhershme për çështjen e vështirë të territoreve të pushtuara nga Rusia, të cilat përbëjnë rreth 19% të Ukrainës.
Ndryshe nga versioni fillestar, dokumenti i ri injoron gjithashtu kërkesat e rëndësishme nga Moska, tërheqjen e forcave ukrainase nga rajonet e Donbasit që ato kontrollojnë dhe madje edhe angazhimin ligjor të Kievit për të mos u bashkuar me NATO-n. Për këtë arsye, konsiderohet e pamundur që Rusia të bjerë dakord me propozimin e ri. Kur u pyet për çështjen, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska po “e shqyrtonte qëndrimin e saj” dhe nuk pranoi të komentonte mbi detajet.
Top Channel