“Jam single, ama dua që…”/ Rrëfehet Yll Limani për dashurinë: Shumë lidhje kanë mbaruar për shkak të punës
I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani.
Në këtë intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.
Në fillim të intervistës artisti u shpreh se në Shqipëri ndodh shpesh që t’i ngatërrojnë emrin, dhe arsyeja është se:
Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë në Shqipëri e thoni Ylli Limani. Gjithë kohën më keni prezantuar gabim. Edhe kur shkoj në ndonjë event e shikoj nga pas aty Ylli Limani dhe them gjithmonë është Yll pa ‘i’.
Çfarë mendon se e dallon Yll Limanin nga artistët e tjerë?
Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njërëzit në stinën e vjeshtës dhe të shiut, të ftohtit e kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin. Nuk di të flas për vetën në kuptimin e mirë të fjalës. Ndoshta tekstet, ndoshta ngjyra e zërit që është meritë e Zotit nuk është e imja. Unë vetëm kam ditur ta përdor mendoj. Është meritë edhe e prindërve të mi. /TAR
Top Channel