Yll Limani tregon emrin e vërtetë: Gjithë kohën më keni prezantuar gabim në Shqipëri, ja si qëndron e vërteta
I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani. Në këtë intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.
Ka refuzuar ndonjëherë Yll Limani ndonjë këngëtar për bashkëpunim?
Bota është shkallë shkallë, dikur ia ka pasur inatin shumë këngëtarëve që thonin ‘jo’ për bashkëpunime. Tani me kalimin e kohës, e kupton që edhe ti gjendesh në situata që duhet t’i thuash ‘jo’. Ka pasur raste kur kënga nuk ka qenë e duhura, koha po ashtu, apo nuk më ka pëlqyer bashkëpunimi por nuk jam i pasjellshëm dhe nuk jam as arrogant që të më ketë hipur vetja në qejf. Unë i thërras vetë këngëtarët për bashkëpunime, kurdo që është momenti dhe kurdo që është një këngë ku mundem të ndjej zërin e dikujt e bëj. Kur nuk më pëlqen nuk e bëj.
Top Channel