Kamioni humb kontrollin dhe del nga rruga, dëmtohet drejtuesi i mjetit në Malësi të Madhe
26/12/2025 17:54
Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe, ku kamioni ka dalë nga rruga.
Rreth orës 16:00, në fshatin Rrjoll, Malësi e Madhe, shtetasi N. P., duke drejtuar kamionin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel