Kristjan Asllani po tregon një rikuperim me ritme të larta te Torino, ku u huazua nga Interi gjatë verës së kaluar me një opsion blerjeje të vendosur në 14 milionë euro.

Mesfushori shqiptar ka arritur të fitojë minutat dhe besimin e trajnerit, duke u bërë një prej lojtarëve kyç në mesfushën granata.

Asllani ka regjistruar 15 paraqitje deri tani në Serie A dhe Kupën e Italisë, duke ofruar stabilitet dhe saktësi në pasime, edhe pse ende pa shënuar gol.

Performancat e tij të qëndrueshme e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes, ndërsa Interi do të duhet të vendosë për të ardhmen e tij gjatë verës, ku mundësia më e madhe është shitja e mesfushorit shqiptar.

Përveç Asllanit, Interi ka dhënë huazime edhe për lojtarë të tjerë si Pavard, Franco, Valentin Carboni, Akinsanmiro dhe Sebastiano Esposito, me disa që kanë befasuar, disa që kanë zhgënjyer dhe disa që po rikthehen në formë të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB