“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV për ‘Shqipëria Live’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

26/12/2025 13:55

Vëllai i vogël i Angelo Harunit, Dario, ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ndau detaje personale dhe profesionale për banorin e Big Brother VIP 5.

Ai foli për strategjinë e Angelos brenda shtëpisë, marrëdhëniet me banorët dhe mënyrën se si po e luan lojën.

Dario zbuloi edhe aspekte nga jeta jashtë kamerave, duke e përshkruar Angelon si një person punëtor dhe të përkushtuar ndaj familjes. Sipas tij, pjesëmarrja në BBV është një vendim i menduar gjatë dhe jo rastësor.

Është strateg për të përdorur, dhe ky është një nga epitetet që përdori Seno. Nuk dua të zbuloj të gjitha sekretet e tij, sepse mund t’ia rregulloj lojën, por është strateg.

Në jetë, është personi që më ka mësuar shumicën e gjërave që më janë dashur. Është tipi që e ka nisur gjithçka në media, nga montazhet deri te emisioni i tij i ekonomisë. Nuk i është dashur të arrijë sukses përmes servilizmit, por me punë dhe mbështetjen e familjarëve.

Rreth pesë vite më parë, Angelo më ka shpëtuar jetën. Isha në një situatë emergjente mjekësore dhe ai erdhi nga Tirana në një fshat në Vlorë më shpejt se urgjenca.

Kohën që kalojmë si familje dhe si vëllezër e kalojmë në mënyrë shumë cilësore.

Fillimisht nuk isha dakord për hyrjen në BBV. E pashë që po këmbëngulte prej disa muajsh dhe, duke menduar se çfarë tipi është, e kuptova që ai është aty për të fituar. Nuk është i kategorisë për të bërë sherre, por për të fituar. Nëse krijon lidhje, ai do të fitojë.

Nuk e dija që dinte gjuhën e shenjave. Po më surprizon edhe mua si vëlla. Më ka lënë porosi se si duhet të flas për të.

Vëllai im ka pak miq, por ata që ka janë shumë cilësorë. Është njeri që di të zgjedhë shoqërinë, ndërsa në shtëpi është pak më ndryshe. Është munduar të zgjedhë shoqëri, dhe ato aleanca nuk janë të tilla, por strategji.

Ende nuk ka një grup, por Armela dhe Stine janë shokë dhe shoqe të Angelos. Kristin nuk e konsideron mik; e sheh si kundërshtar loje që e mban pranë.

Pika e tij e dobët për momentin është se nuk është bërë ende meme dhe nuk po flet më shumë me gjuhën e shenjave,” u shpreh vëllai i vogël i Angelos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB