“Vetting” për investimet e huaja, qeveria ka gati ‘Komitetin’ pas thirrjes së SHBA-së: Do të kryejë kontrollin në sektorët kritikë Një shtetase italiane, Denise Ruggero, ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy anijeve turistike në lumin Nil, në zonën e Luxorit, pak ditë më parë.
Korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, ka arritur të sigurojë pamjet pamjet e momentit të përplasjes së anijeve.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 19:00 sipas orës lokale, dhe për shkak të aksidentit, janë dëmtuar disa kabina të anijes ku ndodhej turisti italian.
Gruaja 47-vjeçare, me origjinë nga L’Aquila, ishte në bordin e anijes “Royal Beau Rivage”, së bashku me bashkëshortin e saj.
Ajo dyshohet se ka pësuar dëmtime të rënda në mushkëri pasi ka rënë brenda kabinës së saj, dhe përkundër përpjekjeve të shërbimit mjekësor, ajo ka ndërruar jetë pas pak minutash.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, autoritetet italiane janë në kontakt me bashkëshortin e Denise Ruggero dhe me operatorët turistikë që kanë asistuar qytetarët italianë të tjerë që ishin në bordin e anijes.
Aksidenti përfshiu rreth 70-80 shtetas italianë, dhe për momentin nuk ka pasur raporte për dëmtime të tjera.
Top Channel