“Je i pavlerë”/ Miri debaton me Kristin: Trimi i mirë me shokë shumë
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e Big Brother VIP 5.
Një batutë e Juxhinit nuk u prit mirë nga Iliri, i cili iu kthye ashpër aktorit, duke u shprehur se nuk i pranonte shakatë. Debati agravoi, duke përfshirë dhe disa nga konkurrentët e tjerë.
“Jam 55 vjeç burrë unë. U tall me mua. S’lë njeri të tallet me mua. Ik zhduku”, u tha ndër të tjera nga debati i agravuar, që më pas kaloi te Seno dhe Juxhini.
Pas disa orësh, Juxhini shkoi në krevatin e Ilirit për t’i kërkuar falje, gjë që ky i fundit e pranoi dhe të dy u përqafuan duke lënë pas çdo gjë.
Pjesë nga biseda:
Juxhin: Unë nuk e kam ditur pikën tënde të dobët. Po të më duhej do kisha pyetur të tjerët. Unë pikërisht se jemi nga Korça dhe se më ke mbajtur humorin, prandaj ta bëra ty, se kishim kofidenca.
Ilir: Nuk ishte humor ai.
Juxhin: Po të më falësh. Nuk e përtyp dot të më thuash që e kam tendencioze. Unë prisja një batutë mbrapsht.
Ilir: Nuk ishte poshtërsi, por mënyra duke e ditur që unë e kam pikë të dobët, ti je nga Korça, unë nga Korça, mendova mos të kishte thënë ndonjëri.
Juxhin: Unë e kam aq respekt, në distancë jemi njohur. Nuk jam karakter të ta bëj skuthçe.
Ilir: Ta kuptoj se unë ta ktheva kokën.
Juxhin: Po nuk e prisja të reagoje ashtu.
Ilir: Jam prerë, ndoshta mund të lehtësohem.
Juxhin: Thjesht më prano faljen, se e kam shumë të ndjeshme. Po ndihem keq, aq më tepër me ty, nuk do ndodhte kurrë nga ana ime.
View this post on Instagram
Top Channel