Foto ilustruese

Rreth orës 02:00, në banesën në administrim nga shtetasi M. L., 64 vjeç, në fshatin Sanxhak, Laç, ka rënë zjarr.

Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia gjatë gatimit me bombol gazi. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB