Tre punonjës të Bashkisë Vlorë pezullohen nga puna, dyshime për marrje karburanti nga mjetet e punës Kisha e Shën Gjergjit në Fier me rastin e Krishtlindjeve ka pritur qindra besimtarë të cilët kanë ndjekur mëngjesin e sotëm meshën e mbajtur me këtë rast.
Hirësia e tij, Metropoliti i Fierit dhe Apolonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve dhe gjithë komunitetit ka përcjellë urimin për më tepër mirësi dhe mbarësi në çdo familje besimtarësh. Ndërkohë me qirinj në duar besimtarë të grupmoshave të ndryshme kanë përcjellë urimet e tyre për më shumë harmoni e dashuri me njëri- tjetrin.
“Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet. Lindja e Jezus Krishtit birit të Perëndisë simbolizon dashurinë e Zotit për njeriun për të cilën ai erdhi mes nesh dhe kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në tokë në të gjithë njerëzimin”, shpreh Imzot Nikolla, Metropoliti i Fierit dhe Apolonisë.
Top Channel