Besimtarët në Durrës i bashkohen meshës së Krishtlindjes, shkëmbejnë urime dhe mesazhe gëzimi në ditën e shenjtë

25/12/2025 11:13

Nën atmosferën e shenjtë të Krishtlindjes, besimtarët e krishterë në Durrës e kremtuan këtë festë me lutje, adhurim dhe solemnitet.

Ortodoksë, katolikë dhe ungjillorë morën pjesë në meshat dhe shërbesat e zhvilluara në kishat e qytetit, duke përcjellë mesazhin e paqes, dashurisë dhe shpresës.

Ceremonitë nisën me meshën e mesnatës në kishën “Shën Domeniku” dhe katedralen “Shën Luçia” të Durrësit, ndërsa paraditen e sotme shërbesat dhe meshat e shenjta vijuan edhe në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” dhe kishat ungjillore.

Pas meshave festive, besimtarët shkëmbyen urime dhe mesazhe gëzimi në këtë ditë të shenjtë që i afron më shumë njerëzit me njëri-tjetrin dhe me besimin dhe fton për paqe, solidaritet dhe mirësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB