Abuzimi me programin mësimor në SHBA, flet studentja nga Kosova: Na u premtua ëndrra amerikane, por përfunduam në… Në prag të zgjedhjeve, qeveria e Kosovës ka premtuar se do të ndajë shtesa nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët për fundvit.
“Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët dhe pensionistët”, tha Kurti kur njoftoi për shtesat.
Megjithatë, kjo shihet si blerje e votës, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se kjo është metoda se si Kurti dhe Vetëvendosje duan të mbesin në pushtet.
“100 euro për fëmijë dhe pensionistë. Mënyrë e përsosur për me ble vota. Një ose dy vendime me nga një faqe, pa bazë ligjore, pa ndonjë arsyetim të bazuar, që kushtojnë mbi 100 milionë euro”, tha Miftaraj.
Ndërkohë, vetë kryeministri në detyrë tha se këto shtesa janë të përvitshme: “A kanë qenë këto shtesa edhe vitin e kaluar edhe para atij viti? Ne në fundvit i gëzojmë më të moshuarit dhe fëmijët. S’ka asgjë të re, e re është qeverisja jonë.”
Kjo nuk është hera e parë që qeveria ndan shtesa për kategori të ndryshme. Para zgjedhjeve të 26 tetorit mori vendimin për shtesa për kategori sociale, tre ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale ekzekutoi shtesat nga 100 euro për studentë dhe katër ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ekzekutoi shtesat për grupin e dytë të studentëve.
Top Channel