Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, përplasen dy makina, një i plagosur
25/12/2025 13:26
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është aksidentuar rëndë një person.
Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjera të cilët udhëtojnë në këtë aks rrugor ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.
Menjëherë në vendngjarja ka shkuar policia dhe ambulanca të cilët kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurit në spital, ku më pas kanë nisur edhe hetimet rreth kësaj ngjarje.
Top Channel