Tjetër sukses në fushën ajrore kineze/ Testohet për herë të parë droni ‘fantazmë’, arrin shpejtësinë 925 km/orë
Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje në Skoci, ku një nënë ka ndërruar jetë vetëm disa muaj pasi humbi vajzën e saj gjashtëmuajshe.
Paula Edgar, 34 vjeçe, mbeti e shkatërruar emocionalisht pasi vajza e saj e vogël, Pixie, ndërroi jetë papritur disa muaj më parë. Foshnja vdiq nga Sindroma e Vdekjes së Papritur të Foshnjës (SIDS), teksa Paula po e lante në shtëpinë e tyre.
Sipas ‘The Sun”, Paula kishte kaluar rreth 18 vite duke u përpjekur të bëhej nënë, përfshirë trajtime të fekondimit in vitro, përpara se të mbetej shtatzënë vetëm disa muaj para Krishtlindjeve të vitit 2024. Familjarët e përshkruan Pixie-n si një “foshnjë mrekulli”, e cila ishte e gjithë bota për ta.
Pas humbjes së vajzës, gjendja shëndetësore e Paulës u përkeqësua. Ajo filloi të pësonte kriza epileptike, të shkaktuara nga dy tumore në tru. Tragjikisht, Paula ndërroi jetë në muajin nëntor, megjithëse shkaku i vdekjes nuk është bërë publik.
Nëna e saj, Diane ka treguar se e bija ishte një person plot gëzim dhe dashuri për jetën.
“E gjitha kjo u zhduk kur Pixie vdiq. Ajo u bë një hije e vetes,” u shpreh ajo.
Diane shtoi se Krishtlindjet do të jenë veçanërisht të dhimbshme pa vajzën dhe mbesën e saj.
“Ajo ishte e dashur nga të gjithë dhe do të kujtohet për shpirtin e saj të jashtëzakonshëm dhe për ndikimin që pati te njerëzit përreth,” tha ajo.
Top Channel