Kanë dalë para gjykatës në seancën fillestare të akuzuarit për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, Jovan e Dragisha Viçentijeviç dhe Igor Dimoviç.

Jovan Viçentijeviç ngarkohet me veprën penale të “spiunazhit”, pasi sipas aktakuzës dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimin e inteligjencës së ushtrisë së Serbisë, duke mbledhur dokumente dhe informacione mbi KFOR-in e Policinë e Kosovës.

Jovan dhe Dragisha Viçentijeviç ngarkohen me veprën penale të “Rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrim apo dëmtim të instalimeve dhe pajisjeve publike” që lidhet me “kryerjen e veprës terroriste”. Të njëjtët po ashtu ngarkohen edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, vepër të të cilën akuzohet edhe Igor Dimoviç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB