“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur: 5 vjet zhdukje provash dhe manipulime, refuzova gjykimin e shkurtuar
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule të kompanisë “Tona”.
Sipas AKU-së, atyre i mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe dhe ka ndërmarrë masën me gjobë ndaj subjektit për këtë veprim.
Në njoftimin e AKU-së thuhet:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria Rajonale e AKU-së, Tiranë, ka konstatuar shkelje të kërkesave ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë në një subjekt me aktivitet ushqimor.
Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese ka bllokuar një sasi prej 5 (pesë) ton djathë “Gouda” dhe 944 (nëntëqind e dyzet e katër) kg “Fileto pule”, të cilat rezultuan me mungesë të kundraetiketës në gjuhën shqipe.
Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe është kryer bllokimi i produkteve deri në rregullimin e dokumentacionit dhe elementeve të etiketimit sipas standardeve të kërkuara.
AKU garanton opinionin publik se do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë zinxhirin ushqimor për të garantuar zbatimin e ligjit dhe informimin e saktë të konsumatorëve, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të tyre.
Top Channel