Mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe, AKU bllokon 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule
Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po zgjedhin të largohen nga Italia në kërkim të një jete më të përballueshme dhe më të qetë.
Shqipëria, veçanërisht qyteti i Durrësit, është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara, falë kostos së ulët të jetesës dhe klimës së favorshme.
Ky fenomen është raportuar nga korrespondentja e emisionit italian “È sempre Cartabianca” në Tgcom.24, e cila ka takuar disa pensionistë italianë që janë vendosur prej kohësh në bregdetin shqiptar.
“Për mua, ky vend është një parajsë e vogël”, shprehet Carmine Iampietro, 75 vjeç, i cili jeton prej kohësh në Shqipëri dhe ka themeluar edhe një shoqatë për të ndihmuar pensionistë të tjerë italianë të bëjnë të njëjtën zgjedhje. “Pas 48 vitesh pune dhe kontributesh, dua më në fund të shijoj pjesën e fundit të jetës sime”, thotë ai.
Mes të zhvendosurve është edhe Massimo nga Bolonja, i cili më parë kishte provuar të jetonte në Portugali: “Po kërkoja një vend të qetë dhe të ngrohtë për pleqërinë time, por atje nuk ndihesha i sigurt. Për këtë arsye vendosa të përqendrohesha në Shqipëri”.
Një histori e ngjashme vjen edhe nga Giuseppe, i cili kishte jetuar më parë në Ishujt Kanarie: “Edhe atje çmimet u rritën shumë dhe u bë e vështirë të mbijetoje. Këtu, me më pak se 300 euro në muaj, mund të marrësh me qira një apartament prej 80 metrash katrorë”.
Top Channel