Alarm për konsumatorët/ AKU bllokon 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule nga “Tona”, shpërndaheshin pa etiketë

24/12/2025 19:30

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 5 ton djathë “Gouda” dhe 944 kg fileto pule të kompanisë “Tona”.

Sipas AKU-së, atyre i mungonte kundëretiketa në gjuhën shqipe dhe ka ndërmarrë masën me gjobë ndaj subjektit për këtë veprim.

Në njoftimin e AKU-së thuhet:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vijim të transparencës dhe informimit të publikut në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria Rajonale e AKU-së, Tiranë, ka konstatuar shkelje të kërkesave ligjore për etiketimin dhe gjurmueshmërinë në një subjekt me aktivitet ushqimor.

​Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese ka bllokuar një sasi prej 5 (pesë) ton djathë “Gouda” dhe 944 (nëntëqind e dyzet e katër) kg “Fileto pule”, të cilat rezultuan me mungesë të kundraetiketës në gjuhën shqipe.

​Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe është kryer bllokimi i produkteve deri në rregullimin e dokumentacionit dhe elementeve të etiketimit sipas standardeve të kërkuara.

AKU garanton opinionin publik se do të vijojë kontrollet rigoroze në të gjithë zinxhirin ushqimor për të garantuar zbatimin e ligjit dhe informimin e saktë të konsumatorëve, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB