“AKSHI, agjenci e varur direkt nga Kryeministri”, Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes, u legalizua proces ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me shumicë votash buxhetin e Bashkisë për vitin 2026 dhe buxhetin afatmesëm 2026–2028, si dhe paketën fiskale.
Këshilltarët e opozitës votuan kundër. Buxheti i vitit 2026 është 6% më i lartë se ai i këtij viti dhe arrin në rreth 6.85 miliardë lekë. Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, tha se në hartimin e tij janë reflektuar prioritetet e bashkisë dhe kërkesat e qytetarëve.
“44 për qind e buxhetit do të përdoret për investime, ndërsa 30 për qind për paga dhe sigurime shoqërore. Arsimi mbetet prioritet me 18% të fondeve, i ndjekur nga infrastruktura dhe transporti me 17%, shërbimet publike dhe rindërtimi me 15%, si dhe menaxhimi i mbetjeve me 14 për qind. Me një fond prej 350 milionë lekësh të reja parashikohet dhe rindërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, u shpreh kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.
Këshilltarët e opozitës shprehën rezerva për buxhetin afatmesëm, duke ngritur shqetësime për rritjen e shpenzimeve, veçanërisht në vitet elektorale.
Debate pati edhe për paketën e maleve, e cila përfshin zonat e Ishmit, Manzës dhe Rrashbullit, ndonëse këto zona nuk konsiderohen malore.
Për herë të parë, në buxhet është përfshirë edhe Fondi i Komunitetit me vlerë 10 milionë lekë, në mbështetje të banorëve për administrimin e ambienteve të përbashkëta.
Top Channel