Milan, me Origin 14 milionë euro të çuara dëm/ Kostoja e futbollistit për çdo ndeshje, minutë dhe gola të shënuar…
E ardhmja e Radu Drăgușin te Tottenham Hotspur mbetet e paqartë.
Agjenti i mbrojtësit rumun, Florin Manea, ka pranuar se ekzistojnë thashetheme dhe diskutime rreth vazhdimësisë së tij në Londër, teksa mungesa e minutave mund ta shtyjë lojtarin drejt një largimi.
“Ka thashetheme për të ardhmen e tij dhe po i vlerësojmë. Nuk kemi marrë ende asnjë vendim, por do ta shohim. Nëse numri i ndeshjeve nuk është ai që duam, atëherë do ta shqyrtojmë edhe mundësinë e largimit nga Tottenhami”, u shpreh Manea.
Sipas tij, klubi londinez aktualisht nuk ka në plan ta shesë lojtarin, por situata mbetet e hapur: “Qëndrimi i klubit është se nuk duan ta shesin, por do ta mendojmë. Do të flas me Radun dhe do të shohim se çfarë vendimi do të marrim.”
Italia shihet si destinacioni më i mundshëm për Drăgușin, qoftë në janar apo në verë. I pyetur për Fiorentinën, Manea u shpreh se deri tani nuk ka pasur kontakte konkrete: “Janë vetëm spekulime për momentin. Askush nuk më ka telefonuar. Situata është pezull. Mund të vijnë oferta, ka interes, edhe nga Anglia, por nga një klub më i vogël. Italia do të ishte opsioni më i mirë, sepse mund të bashkohesh me një ekip të madh.”
Në këtë kontekst, përmendet edhe Interi. Manea konfirmoi se nuk ka pasur bisedime direkte, por nuk e përjashton mundësinë: “E di që Interi do të kërkojë një mbrojtës qendror këtë verë. Nëse vendosim t’i japim më shumë kohë loje deri në verë, do t’i njoftojmë dhe ndoshta Chivu do të më telefonojë.”
Drăgușin ka ende katër vite e gjysmë kontratë me Tottenhamin, por dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për 11 muaj ka ndikuar ndjeshëm në situatën e tij.
“Nuk mund të presim edhe shtatë muaj të tjerë pa luajtur. Duhet të gjejmë një zgjidhje për t’i dhënë më shumë kohë loje. Ai është 100% i vendosur të luajë dhe tani duhet të mendojmë seriozisht deri në janar”, përfundoi agjenti.
Top Channel