Kalon për gjykim dosja në ngarkim të mjekut Edvin Prifti, i cili dyshohet se u pagua për 7 ndërhyrje kardiake.
Mjeku i njohur Prifti, akuzohet nga SPAK për, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.
Mjeku Prifti dyshohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.
Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut Edvin Priftit, me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u gjetur në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 09.02.2024, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Edvin M. Prifti, akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 paragrafi i dytë i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (7 herë), parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, para ndryshimeve që janë bërë me ligjin nr. 43 të vitit 2021, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, paragrafi i parë, gërma b, i Kodit Penal.
Në seancën e datës 24.12.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 9, datë 24.12.2025, vendosi:
Pranimin e kërkesës për dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurit Edvin M. Prifti, akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 paragrafi i dytë i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (7 herë), parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, para ndryshimeve që janë bërë me ligjin nr. 43 të vitit 2021, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, paragrafi i parë, gërma b, i Kodit Penal.
Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me një tjetër trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
Top Channel