Paniku shpërtheu herët të hënën në mëngjes pasi një gropë u hap në një kanal në Britani, duke tërhequr varkat në fund dhe duke vënë në rrezik pasagjerët.

Incidenti në Shropshire të Anglisë detyroi më shumë se 10 persona të evakuonin varkat e tyre në kushte të rrezikshme. Megjithatë, nuk pati të lënduar. Një dëshmitar okular që jeton në një varkë rreth 20 metra larg gropës tha se u zgjua nga zhurma të forta. Në videon që ai bëri, shihet një varkë duke u përmbysur dhe duke u gëlltitur nga uji.

Një dëshmitar tjetër tha se hapi derën e pasme të varkës dhe pa ujë që po derdhej nga poshtë. “Unë kërceva jashtë dhe pjesa e pasme e varkës u ngrit dy metra në ajër.” Ai vrapoi menjëherë për të zgjuar pasagjerët në një varkë tjetër, ndërsa dy varka u përfshinë në gropë dhe një tjetër ishte varur nga buza.

Një ndalim emergjence trafiku u vendos në zonën përgjatë kanalit, me autoritetet që u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB