Një javë nga masa e arrestit e shpallur në mungesë ndaj Ergys Agasit, 38 vjeç, avokati i tij Maksim Haxhia trokiti në SPAK me kërkesën për tu njohur me aktet hetimore.
Agasi dyshohet nga SPAK për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, rrëmbimin e Gerond Meçes, grup kriminal dhe shkelje e barazisë në tendera nga grupi qe në përbërje ka edhe dy funksionarët e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi. Por mbrojtësi i Agasit i hedh poshtë dyshimet e SPAK.
“Është jashtë shtetit duke lidhur një marrëveshje biznesi. Patjetër që do të vetëdorëzohet, kur të kthehet do mbajë qëndrimin për t’u përballur me drejtësinë.
SPAK e komprometon, nxjerrja e të dhënave të dosjes komprometon, konkluzionin e nxjerr politika dhe opozita.
Kur nuk është politikan çlidhje ka ai me emërime? SPAK thotë ato që do SPAK, por jo ato që janë në realitet dhe prova, nuk ka asnjë provë që Agasi të jetë marrë me fushën e tenderave, por as nuk njihet me personin”, tha ai duke iu referuar Gerond Meçen, i cili u mor peng dhe u kërcënua që të hiqte dorë nga ankimimet për tenderat”, shprehet ai.
Në dosjen e prokurorit të posaçëm Bledar Maksuti, emra i tetë dyshuar, duke nisur nga biznesmenë e deri tek zv.drejtori i policisë Erjon Ismailaj, por Haxhia ngre dyshime.
Kur për Gerond Meçen, SPAK sjell dëshminë e tij se si u rrëmbye dhe bashkangjitur edhe pamje sigurie dhe mesazhet qe ju dërgoi vartësve për tu tërhequr nga gara e tenderave, avokati mohon përfshirjen e Agasit.
Duke i ndarë në tre kategori, tenderat që përkojnë me takimet e ilustruara në kamera, tendera fiktivë dhe ato nga të cilat u tërhoq Meçe, SPAK thotë se e gjithë kjo veprimtari u krye në formë të koordinuar.
Top Channel