Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, ndërroi jetë ditën e djeshme.
Zef Çoba, miku i këngëtarit që ndërroi jetë, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, foli për krijimtarinë muzikore dhe trashëgiminë që la pas.
Krasniqi ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt.
“E kanë sjellë me energji krejt ndryshe nga ç’është kompozuar.
Erdhi me këtë energji kur ndryshimet ishin të dukshme. Ajo çfarë ka qenë, ishte intuita e tyre me stilin muzikor. Kjo këngë është interpretuar me 1000 stile në gjithë botën. I dhanë një impuls të ri në përshtatje me zhvillimet e reja që ka pasur Kosova në ato kohë”, u shpreh Çoba.
Më tej ai shtoi “Në suksesin e një krijimtarie janë tre partnere që bëjnë së kënga të ketë sukses, është krijuesi, unë, interpretuesi që është Shemsi, dhe publiku. Ai la një gjurmë të rëndësishme në këtë këngë dhe në grupin Ilirët”.
Top Channel