Füllkrug zgjodhi ‘të mallkuarin’ numër 9 në fanelë. Ja pse nuk mund të stërvitet ende me Milanin
Milani ka nisur të lëvizë për të ardhmen e portës. Me negociatat për rinovimin e kontratës së Mike Maignan që kanë ngecur, drejtori sportiv Igli Tare po punon për të mos u gjendur i papërgatitur në rast se portieri francez largohet me parametra zero në qershor 2026.
Në listën e drejtuesve të Rossonerëve spikat emri i Hugo Souza, portier i lindur në vitin 1999 dhe aktualisht pjesë e Corinthians, me të cilët ka fituar së fundmi Copa do Brasil.
Braziliani shihet si profili ideal për të zëvendësuar Maignan, nëse ky i fundit nuk rinovon kontratën me Milanin.
I rritur në akademinë e Flamengos, Hugo Souza iu bashkua Corinthians në janar 2025 për një shifër prej 800 mijë eurosh. Gjatë këtij sezoni ai ka marrë rolin e titullarit, duke regjistruar shifra mbresëlënëse: 26 ndeshje pa pësuar gol në 56 paraqitje.
Paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë zgjuar interesin e disa klubeve evropiane dhe jo vetëm, duke e bërë konkurrencën për kartonin e tij mjaft të fortë. Vlera e portierit vlerësohet mes 10 dhe 15 milionë eurove, një shifër e përballueshme për Milanin.
Megjithatë, përveç konkurrencës, kuqezinjtë duhet të bindin edhe Corinthians, klub që mban në fuqi kontratën e Souza deri në dhjetor 2028. Nëse palët arrijnë marrëveshjen dhe “tymi i bardhë” shfaqet, Hugo Souza mund të jetë pasardhësi i Mike Maignan nën fanellën kuqezi.
Top Channel