“Janë shqetësuar nga protesta dje”, Noka pasi u përjashtua nga punimet e Kuvendit: Nuk na ndalin, do jemi përballë tyre
23/12/2025 11:12
Me 30 ditë janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit 6 deputetë të opozitës, pas kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së enjtes.
Duke folur për gazetarët pas masës, Flamur Noka, një prej deputetëve të përjashtuar, tha se kjo nuk do të bëjë që ata të ndalojnë misionit e tyre dhe se sipas tij pas protestës së djeshme, qeveria është shqetësuar.
“Çdo njëri nga kolegët e opozitës ndihet krenar se këto masa, bien mbi ata deputetë që kanë qenë të pa kompromis në betejën prej 12 vitesh ndaj krimit të organizuar dhe karteleve. Nuk na stepin, ne do jemi përballë tyre. Dje e kanë marrë një mesazh nga protesta ndaj sot janë të shqetësuar, por ne nuk ndalemi. Do ta çojmë misionin tonë deri në fund”, tha Noka.
Top Channel