Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, nën akuzë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, foli në gjykatë për denoncuesin e koncesionit të sterilizimit, sot avokat popullit.
Me SPAK-un përballë Beqaj njoftoi Endri Shabanin se do të jetë i parë në listën e dëshmitarëve përderisa ka bërë deklarime publike dhe që e kallëzoi ndonëse ishte i informuar që hetimi ishte pushuar.
Beqaj dha një mesazh për deputetët “ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të do përballem këtu në proces.. Ajo që më habiti shtoi ish ministri nuk ishte vota, ishte puthja para atyre deputetëve” deklaroi Beqaj, i cili u ndërpre nga gjykata mbasi u vlerësua se çfarë po thoshte i pandehuri nuk ka lidhje me procesin.
Ilir Beqaj po gjykohet veç, ndërsa tetë të tjerë ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi u gjykuan me procedurë të shkurtuar. Ndërsa Beqaj që po bën gjykim të zakonshëm ka ngecur tek kërkesa për të lexuar fashikujt
Për sterilizimin ish ministri kishte masën e detyrimit me paraqitje, ndërkohë që ai përfundoi nën arrest për një dosje të dytë atë të SASPAK
Top Channel