Opinion/ Preç Zogaj: SPAK-u në punën e vet
Shqipëria pritet të ketë bankën e parë plotësisht digjitale, Jet Bank. Një bankë me teknologjinë sipas nevojave të klientëve dhe me infrastrukturë sigurie të garantuar nga platformat më të sigurta në botë.
Jet Bank do të kontribuojë në rritjen e përfshirjes financiare dhe si një alternativë e re e sistemit bankar shqiptar, duke funksionuar kryesisht përmes aplikacionit mobil.
Onboarding-i i klientëve do të jetë tërësisht digjital, i sigurt dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore, por dhe standarde europiane. Core banking i bankës është ndërtuar mbi Oracle Banking Services, një platformë e përdorur gjerësisht nga institucione bankare ndërkombëtare, që garanton stabilitet, integritet të të dhënave dhe vazhdimësi operacionale. Vjen në Shqipëri si rezultat i një analize afatgjatë të zhvillimeve në sistemin financiar, por mbi të gjitha nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë i nevojave reale dhe mungesave në shërbimin ndaj klientëve.
Në një intervistë për Monitor, Fatbardha Rino, CEO e Jet Bank, që së fundmi ka marrë licencën paraprake nga Banka e Shqipërisë, shpjegon modelin e funksionimit të një banke 100% digjitale, tregun e synuar, strukturën e pronësisë dhe dallimet kryesore nga bankat tradicionale.
Fatbardha Rino është një profesioniste e sistemit financiar me mbi 24 vite përvojë në bankim, në bankat kryesore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka ndjekur vazhdimisht hapin tjetër të zhvillimit, aty ku bankimi takohet me teknologjinë, duke qenë pjesë aktive e transformimeve kryesore të tregut vendas dhe atë ndërkombëtar.
Vendimi për të ndërtuar një bankë digjitale në Shqipëri, siç e sqaron znj. Rino erdhi si rezultat i një analize afatgjatë të zhvillimeve në sistemin financiar, por mbi të gjitha nga vëzhgimi i drejtpërdrejtë i nevojave reale dhe mungesave në shërbimin ndaj klientëve, jo si një trend teknologjik, jo për të zëvendësuar degët apo edhe bankat tradicionale, por për të zgjidhur probleme konkrete: procese të gjata, produkte të vështira për t’u kuptuar, akses të kufizuar dhe përvoja, që shpesh nuk është e ndërtuar rreth individit.
“Shqipëria ndodhet sot në një moment kyç zhvillimi. Digjitalizimi është një prioritet kombëtar, ndërsa reformat në drejtim të formalizmit të ekonomisë, transparencës dhe përafrimit me standardet evropiane kanë rritur ndjeshëm besimin e aktorëve ndërkombëtarë, për të investuar në vend. Kjo vëmendje ndërkombëtare nuk vjen rastësisht, por si reflektim i hapave konkrete që Shqipëria po ndërmerr drejt një ekonomie më europiane”– thekson ajo duke sqaruar më tej se në këtë kontekst, Jet Bank u konceptua si një bankë 100% digjitale.
Lidhur me pyetjen se kur pritet të fillojë aktiviteti i kësaj banke digjitale CEO sqaron se Jet Bank do ta nisë aktivitetin vetëm pasi të përfundojë plotësisht i gjithë procesi rregullator dhe certifikues, si dhe faza e testimit të detajuar të sistemeve.
“Procesi i licencimit për një bankë është i strukturuar dhe kërkon kohë, duke përfshirë verifikime të shumta teknike, operacionale, organizative dhe të sigurisë.
Ligjërisht, ky proces mund të zgjasë deri në 12 muaj dhe synon të garantojë që çdo element i bankës të jetë plotësisht i qëndrueshëm, përpara se t’i ofrohet publikut.
Aktualisht ndodhemi në një fazë shumë të rëndësishme përgatitore, ku çdo hallkë e operacioneve po testohet dhe certifikohet në detaje, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin mbikëqyrës.
Ky është një proces thelbësor, për të garantuar sigurinë e klientëve, stabilitetin operacional dhe përputhshmërinë e plotë rregullatore.”
Por si do të funksionojë kjo bankë digjitale dhe sa e sigurtë është ajo?
“Jet Bank do të funksionojë si një bankë 100% digjitale, kryesisht përmes aplikacionit mobil. Onboarding-i i klientëve do të jetë tërësisht digjital, i sigurt dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore por dhe standarte Europiane.
Core banking i bankës është ndërtuar mbi Oracle Banking Services, një platformë e përdorur gjerësisht nga institucione bankare ndërkombëtare, që garanton stabilitet, integritet të të dhënave dhe vazhdimësi operacionale.
Për përvojën e përdoruesit dhe ndërveprimin digjital përdoret Backbase, ndërsa automatizimi i proceseve dhe integrimet mbështetet nga Facilization. Identifikimi dhe verifikimi i klientëve realizohet përmes Jumio, ndërsa monitorimi i riskut, AML dhe përputhshmëria rregullatore sigurohen përmes ComplyAdvantage.
Infrastruktura teknologjike është ndërtuar mbi platformat më të sigurta globale, duke kombinuar Oracle Cloud Infrastructure, Microsoft Azure dhe Amazon Web Services, ndërsa siguria forcohet përmes përdorimit të firewalls të dedikuara nga Palo Alto.
Të dhënat e klientëve ruhen brenda Bashkimit Evropian, në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe rregulloret më strikte të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
Pra deri sa të sigurojmë, që të gjitha këto komponente janë stable, të sigurtë dhe të certifikuar, do të duhet të merret koha e nevojshme.”– sqaron z. Rino.
Dallimi kryesor i një banke 100% digjitale me atë tradicionale qëndron në faktin se Jet Bank është ndërtuar digjitale që nga themeli. Kjo do të thotë se proceset, sistemet dhe mënyra e funksionimit nuk janë përshtatur mbi struktura ekzistuese, por janë projektuar që në fillim për një bankë pa degë fizike dhe me ndërveprim kryesisht digjital.
“Nuk kemi sisteme të vjetra (legacy) apo procese manuale të trashëguara nga modele tradicionale. Proceset e panevojshme janë eliminuar dhe ato thelbësore janë automatizuar, në mënyrë që teknologjia të përballojë volumin dhe rutinën, ndërsa njerëzit të fokusohen te vendimmarrja, mbikëqyrja dhe marrëdhënia me klientin.
Paralelisht, Jet Bank po ndërton një strukturë të fortë organizative, përfshirë një drejtori funksionale dhe një Qendër të dedikuar të Shërbimit ndaj Klientit, me ekipe të trajnuara posaçërisht për menaxhimin e rasteve komplekse dhe mbështetjen e vazhdueshme të klientëve.
Ky kombinim mes teknologjisë dhe përgjegjësisë njerëzore garanton efikasitet, fleksibilitet dhe të njëjtin rigorozitet rregullator, nivel sigurie dhe standarde kontrolli si bankat tradicionale.
Duke folur për strukturën e pronësisë, znj. Rino sqaron se Jet Bank është në pronësi të Jet Holding, një konsorcium kompanish ndërkombëtare me qendër në Amsterdam. Struktura e pronësisë realizohet përmes shoqërive investuese me pronarë përfitues përfundimtarë (UBO) të identifikuar, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore.
Z. Idan Avishai, shtetas britanik, është një nga investitorët kryesorë dhe ka kontribuar në fazat e hershme të projektit, por nuk është aksionari i vetëm dhe nuk përfaqëson i vetëm pronësinë e bankës.
Jet Bank ndodhet aktualisht në procesin rregullator të miratimit nga Banka e Shqipërisë, i cili përfshin aprovimin e strukturës së qeverisjes, organeve drejtuese dhe modelit organizativ.
Vetëm pas përfundimit të këtij procesi banka do të regjistrohet zyrtarisht dhe do të nisë veprimtarinë. Të gjithë aksionarët dhe pronarët përfitues përfundimtarë kanë kaluar procesin rigoroz të vlerësimit “fit & proper”, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet evropiane.
Jet Bank është konceptuar dhe po ndërtohet nga një ekip profesional lokal dhe do të operojë nën mbikëqyrjen e plotë të Bankës së Shqipërisë, përfundon CEO e Jet Bank.
Top Channel